Ylli portugez i futbollit Cristiano Ronaldo njihet për jetën e tij të shtrenjtë dhe serinë e makinave dhe shtëpive që ka në pronësi të tij. Së fundmi sulmuesi i cili aktualisht luan për Juventusin i ka shtuar koleksionit të tij një vilë të re luksoze që ndodhet në qytetin spanjoll të Marbellas.
Vila ka kushtuar plot 1.4 milionë euro dhe ka një pamje fantastike nga Mesdheu. Ajo është e pajisur me 4 dhoma gjumi, fushë golfi, pishina, kinema, palestër.
Më e rëndësishmja e kësaj blerje të re të Ronaldos është se do të jetë komshi me yllin e UFC, Conor McGregor, një mik i tij i mirë prej shumë kohësh. (A2 Televizion)