Johnny Depp dhe Amber Heard vazhdojnë akuzat e rënda mes tyre.
Aktori i famshëm tha për "The Blast" se në vitin 2015, bashkëshortja e tij në atë kohë i ka fikur një cigare në fytyrë gjatë një momenti nervozizmi.
Në mediat amerikane është publikuar edhe një foto e Depp, ku shihet i shtrirë në një barrelë, me shenjën e djegies së cigares në faqen e djathtë, sipas avokatëve të tij.

Ndërkohë, nga ana e saj, Amber Heard e ka akuzuar protagonistin e sagës “Piratët e Karaibeve” si dhunues të rregullt. (A2 Televizion)