Shokët “vuajnë” përballë Iniesta-s, Messi-n vazhdon ta djegë dielli në Karaibe...

Nga A2 CNN
27 Korrik 2019, 18:09 | Showbiz

Prej ditësh, Barcelona ka nisur fazën përgatiture në Azi për sezonin e ri, ndërsa ylli i skuadrës është ende me pushime, pasi ishte i angazhuar në Kupën e Amerikës.

https://www.youtube.com/watch?v=o1HdGPs6OBw

Barcelona zhvilloi edhe një ndeshje miqësore mesditën e sotme në Japoni kundër Vissel Kobe, skuadër me të cilën aktivizohet edhe dy ish lojtarë të Barçës, Iniesta e Villa. Barça vuajti në pjesën e parë edhe pse u mbyll pa gola. Ndërsa në të dytën ishte talenti Perez ai që shënoi dy gola.

Në anën tjetër, kapiteni i Barçës është në ditët e fundit të relaksit në Karaibe, atje ku po pushon së bashku me familjen dhe miqtë e tij.

https://a2news.com/2019/07/22/15500-euro-nata-pushimet-luksoze-te-messi-t/

Ai ndau së fundmi një foto së bashku me bashkëshorten e tij Antonella përpara se të bashkohej një grup miqsh në Jumby Bay Resort në Antigua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos