Opinioni publik grek u trondit sot nga një lajm i pazakontë, por edhe dramatik, i ndodhur në manastirin Petraki të Athinës.
Shtatë peshkopë ortodoksë dhe tre persona të tjerë janë plagosur nga një sulm me acid të nisur nga një prift 37-vjeçar, i identifikuar si Theofylaktos Komvos.
Prifti ndodhej në manastirin e kryeqytetit grek sepse pikërisht peshkopët po vendosnin mbi mundësinë e shkarkimit të tij nga statusi religjioz, si pasojë e një skandali të ndodhur në vitin 2018. Në atë kohë, priftit iu gjetën nën zhgunin e tij rreth 2 gramë kokainë.
Një lajm aq i pazakontë sa dramatik i ndodhur në manastirin Petraki të Athinës. Shtatë peshkopë ortodoksë dhe tre persona të tjerë janë plagosur nga një sulm me acid Autori u identifikua si prifti 37-vjeçar, Theofylaktos Komvos Prifti ndodhej në manastir sepse peshkopët po vendosnin mbi mundësinë e shkarkimit të tij si pasojë i një skandali në 2018, ku priftit iu gjetën rreth 2 gramë kokainë Prifti filloi të hidhte substancën në shishe drejt peshkopëve, sikur të ishte ujë i bekuar, ndërkohë që salla pas pak sekondash u shndërrua në një skenë horrori Peshkopët e lënduar janë pjesë e rëndësishme të kishës. Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou ka shprehur “tronditjen e saj për një ngjarje të paprecedent”. Në foto, detaj nga veshjet e djegura.
Sipas dëshmitarëve të terrorizuar, prifti kishte sjellë në “gjyq” edhe një shishe dylitërshe, që mendonin se ishte ujë, nga temperaturat e larta në vend. Por në një moment, Komvos filloi të hidhte substancën në shishe drejt peshkopëve, sikur të ishte ujë i bekuar, ndërkohë që salla pas pak sekondash u shndërrua në një skenë horrori.
Fytyrat e peshkopëve filluan të gjakoseshin, ashtu si dhe trupi i vetë avokatit të priftit dhe të një polici që ndodhej aty, si dhe të një prifti tjetër.
Ngjarja ka marrë jehonë të madhe. Presidentja greke Katerina Sakellaropoulou ka shprehur tronditjen e saj për një ngjarje të paprecedent, pas bisedës me kreun e Kishës Ortodokse, Ieronymos II.
Peshkopët e lënduar janë pjesë e rëndësishme e kishës, pasi bëhet fjalë për Antonios i Glifadës, Kyrillos i Kifissias, Kallinikos i Artës, Nikodimos i Kassandrës, Dionysios IV i Zakynthos, Dimitrios i Gumenicës, Andrea i Dropullit. (A2 Televizion)