
Me afrimin e sezonit turistik dhe përmirësimin e situatës epidemiologjikë, autoritetet greke kanë vendosur të lehtësojnë më tej disa nga masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e virusit Sars-Cov 2.
Kështu, bazuar në rekomandimet e ekspertëve nga disa e nesërme do të hiqet detyrimi për të mbajtur maskat në ambientet e jashtme.
Gjithashtu, nga e hëna e gjithë Greqia nuk do të ketë më orë policore dhe qytetarët do të mund të udhëtojnë të lirë pa asnjë lloj pengese.
Rregulla të posaçme janë vendosur në plazhe të ndryshme për të shmangur mbipopullimin, ndërsa aktivitetet në natyrë do të mund të zhvillohen me pranin e deri në 300 personave. (A2 Televizion)