Akuzohej së donte të vriste Gazmir Dacin në burg, Ergys Kolaveri shpallet i pafajshëm

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 15:53 | Kronikë
Akuzohej së donte të vriste Gazmir Dacin në burg, Ergys Kolaveri

Gjykata e Apelit Tiranë shpalli të pafajshëm Ergys Kolaverin, të akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të Gazmir Dacit në burgun e Vaqarrit në vitin 2016. Çështja ishte rihapur në janar 2021 me qëllim përsëritjen e disa veprimeve hetimore.

Deklarimin i pafajshëm u bë pasi nuk u arrit që të provohet fakti që ka kryer veprën penale të  “Vrasjes për gjakmarrje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja

Më datë 30.07.2016, në mjediset e ajrimit të Institucionit të Ekzekutimit të Dënimeve Penale (IEDP), Vaqarr, në  orën 16:31, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale L.D, i cili gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit. Kolaveri u akuzua se donte të vriste Gazmir Dacin, gjithashtu të burgosur në atë burg, për hasmëri, pasi ky i fundit ishte dënuar për vrasjen e një vëllai të Kolaverit dhe plagosjen e një tjetri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos