All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Mashtronin italianët në pandemi, SPAK zbulon skemën e veprimit kriminal nga një Call Center

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 11:52 | Kronikë
Mashtronin italianët në pandemi, SPAK zbulon skemën e veprimit
All - Paragraf - 1

Gjatë ditëve të vështira të pandemisë gati 1200 qytetarë italianë kanë rënë pre e një skeme të sofistikuar të mashtrimit me investimet online në bursë nga një grup kriminal me bërthamë në Tiranë.

Skema e konsideruar si komplekse është zbërthyer nga një hetim i SPAK dhe prokurorisë italiane, që çoi në pranga 3 persona, mes të cilëve një pronar Call Centeri dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.

All - Paragraf - 3

Të arrestuar deri tani janë Valbona Abedinaj, Elisa Caci dhe Gilberdo Pushani. Organizata kriminale dyshohet të ketë përvetësuar 3 milionë euro në total, por sipas prokurorit të SPAK, Ened Nakuci, kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut dhe shifra mund të jetë me e lartë.

Paratë e përvetësuara janë investuar në monedhë elektronike bitcoin, duke e bërë sipas prokurorëve, të pamundur gjurmimin e tyre, si edhe kthimin pas.

Por si futeshin në kurth italianët? Viktimat janë joshur jo vetëm prej fitimit të shpejtë, por kanë gjetur miq dhe besim tek ata që përtej telefonit po i mashtronin. Sipas prokurorisë, për shkak të besimit të krijuar, klientët kanë lejuar mashtruesit t’i përdorin në distancë kompjuterin personal, si edhe iu kanë dhënë akses në shërbimet bankare në rrjet.

All - Paragraf - 6

Kjo është shfrytëzuar nga mashtruesit, që iu kanë marrë foto dhe dokumente personale,  me të cilat i shantazhonin nëse kërkonin të tërhiqeshin nga investimi.  Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar në Itali, por teksa hetimi është në vijim prokurorit italian që ndoqe i hetimin tha se ka mundësi që një pjesë e operatorëve telefonike të kenë qenë në Itali.

Ndërkohë në shtetin fqinj është gjetur dhe sekuestruar serveri i Call Centerave shqiptare, duke realizuar kështu një fikje totale të infrastrukturës dixhitale të organizatës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos