
Gjykata e Lartë lë në burg pronarin dhe administratorin e “Alba Ekzotik Fruit”. Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni kërkonin një masë më të butë sigurie, por Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit, Durrës.
Ata akuzohen për trafik kokaine, lidhur me sasitë e drogës që janë gjetur ne kontejnerët me banane që vinin për llogari të kompanisë “Alba ekzotik fruit” në portin e Durrësit, në 6 episode në sasi të ndryshme prej disa kilogramësh. (A2 Televizion)