Nuk u njoftua i plagosuri, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 10:39 | Kronikë
Nuk u njoftua i plagosuri, shtyhet seanca ndaj Arbër Paplekajt

Është shtyrë edhe këtë të enjte seanca gjyqësore ndaj Arbër Paplekajt. Mësohet se shkak i shtyrjes së seancës ka qenë mosnjoftimi në kohë i të plagosurit Emiljano Prenga.

Paplekaj nuk ishte i pranishëm në këtë seancë, ndërsa avokati i tij nuk pranoi të fliste për mediat.

Arbër Paplekaj është i dyshuari kryesor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ngjarje kjo e ndodhur katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021. Në seancat e shkuara, ai është shprehur se ishte detyruar të qëllonte me armë pasi konstatoi një mosreagim të forcave të policisë që ishin në vendngjarje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/vrasja-e-pjerin-xhuvanit-paplekaj-kerkon-rihetim-qellova-per-vetembrojtje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos