Kokainë dhe hashash për Europën, kapet i shumëkërkuari nga Memaliaj

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 10:33 | Kronikë
Kokainë dhe hashash për Europën, kapet i shumëkërkuari

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve arrestuan me qëllim ekstradimi shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar O. L., 28 vjeç.

Ky shtetas kërkohet nga institucionet ligjzbatuese në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve.

O. L., dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuhane që vinte në portet e ndryshme të Evropës, si Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos