Akuzohet për korrupsion, kryeministri austriak jep dorëheqjen

Nga A2 CNN
9 Tetor 2021, 20:25 | Bota

Kancelari Austriak Sebastian Kurz do të japë dorëheqjen. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë në Vjenë, duke lajmëruar se propozimi i tij për kryeministrin e ardhshëm do të jetë ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg.

Arsyet për vendimin e bujshëm të 35-vjeçarit që ka dominuar skenën politike austriake në vitet e fundit vjen nga kriza qeveritare e ditëve të fundit,  që vjen si pasojë e fillimit të hetimeve të prokurorisë ndaj tij për korrupsion.

Edhe pse Partia e tij, Partia e Popullit, e ka mbështetur Kurz, i cili do të rikthehet të jetë lideri i saj, aleatët ambientaliste kishin deklaruar se hetimet ishin të papajtueshme me figurën e një kryeministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/07/kancelari-austriak-nen-hetim-dyshohet-per-korrupsion-dhe-shkelje-te-besimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos