Akuzohet për mashtrim kompjuterik, Gjykata e Tiranës ekstradon kinezin

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 09:53 | Kronikë
Akuzohet për mashtrim kompjuterik, Gjykata e Tiranës ekstradon kinezin

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e drejtësisë kineze për ekstradinim e Liangbin Chen, kinezit të akuzuar për "mashtrim".

Ai u arrestua në korrik, në Rinas, për llogari të drejtësisë kineze, e cila e akuzon për “mashtrim me pasoja të rënda”. Sipas tyre, ai ka vjedhur 140 milionë dollarë përmes mashtrimit kompjuterik.

“Lejimin e ekstradimit të shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës për efekt të zbatimit të vendimit penal r. DG (X)BZ (2022) 00055, datë 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kinë. Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit "arrest në shtëpi" të dhënë ndaj shtetasit L. Ch”, lexohet në vendimin e gjykatës.

https://a2news.com/2022/09/12/i-arrestuar-ne-shqiperi-per-vjedhjen-e-140-milione-dollareve-kinezi-kundershton-ekstradimin-ne-vendlindje/

Nië kopje e këtij vendimi do t'i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës.

Ankimimi në gjykatën e Apelit në Tiranë kundër këtij vendimi lejohet brenda 10 ditëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos