Qarkullonte me pistoletë te Liqeni i Thatë, 40-vjeçari bie në pranga

Nga A2 CNN
22 Gusht 2026, 14:09 | Kronikë

Qarkullonte me pistoletë te Liqeni i Thatë, 40-vjeçari bie

Një 40-vjeçar që qarkullonte i armatosur me pistoletë në Tiranë është arrestuar në flagrancë nga policia. “Blutë” bëjnë me dije se shtetasi me inicialet G.K., u prangos në zonën e Liqenit të Thatë gjatë një kontrolli.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Si rezultat i kontrolleve të befasishme të kryera nga shërbimet e Sektorit Operacional, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit të Policisë Nr. 1, në zonën e Liqenit të Thatë, u ndalua për kontroll automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi G. K., 40 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi G. K. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos