Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Unazën e Madhe në Tiranë, pranë Kopshtit Botanik.
Drejtuesi i një makine ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përmbysur në rrugë.
Për fat të mirë, mësohet se si pasojë e këtij aksidenti nuk ka persona të lënduar. (A2 Televizion)



