“Benzi” përplaset me makinën e pastrimit të plehrave në Elbasan, dy të plagosur

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 23:20 | Kronikë
“Benzi” përplaset me makinën e pastrimit të plehrave

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Elbasanit.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në Mengël, ku shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Benz ", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip "Reno", mjet për pastrimin e plehrave, me drejtues shtetasin  V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, si dhe pasagjeri i mjetit tip "Benz", shtetasi M.Xh., 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos