Alarm për bombë, evakuohet kulla Eiffel

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 13:30 | Bota

Autoritetet e sigurisë në Paris kanë evakuuar me shpejtësi Kullën Eiffel pas një alarmi për bombë.

Policia rrethoi me një kordon sigurie zonën më të frekuentuar nga turistët pas një telefonate anonime për vendosjen e një sasie eksplozivi në një nga monumentet më të vizituara të kryeqytetit francez.

Oficerë të armatosur kanë zbarkuar në qytet ndërkohë që media raportojnë se ekipet xheniere kanë nisur kontrollin në zonë.

Autoritetet lokale iu kanë bërë thirrje banorëve të mos dalin nga shtëpitë e tyre deri në sqarimin e situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos