Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohet personeli dhe udhëtarët

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 16:40 | Kosova
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës, evakuohet

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot ka marrë kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente po kryejnë detyrat.

“Njoftim zyrtar! Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë përfshirë në detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka shkruar Gara në Facebook.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, pas kërcënimit me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.”, ka informuar Ahmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos