Alarm për bombë në një shkollë në Prishtinë

Nga A2 CNN
18 Maj 2022, 12:55 | Kosova
Alarm për bombë në një shkollë në Prishtinë

Një tjetër alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Kosovën, mëngjesin e kësaj të mërkure.

Policia e kryeqytetit të Kosovës bën me dije se ka marrë një e-mail për vendosjen e një bombe në Shkollën e Mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Efektivët shkuan menjëherë në vendngjarje, evakuuan nxënësit dhe personelin dhe vendosën një perimetër sigurie, rreth shkollës.

Më pas, pas kontrolleve, Policia e Kosovës tha se nuk ka gjetur asnjë mjet shpërthyes në këtë objekt.

Një alarm për bombë përmes postës elektronike u dha një ditë më parë edhe në objektin e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos