
Vendet e Ballkanit për javë me radhë kanë rënë pre e kërcënimeve për sulme me bomba në institucionet kryesore të saj.
Kërcënimi i radhës është regjistruar këtë të enjte në Malin e Zi, ku një alarm për bombë në Gjykatën e Lartë ngriti në këmbë policinë në Podgoricë, e cila më pas rrethoi objektin e rëndësisë së veçantë.
Punonjësit u evakuuan me shpejtësi dhe pas kontrolleve që zgjatën për disa orë në Gjykatën e Lartë malazeze nuk u gjet asnjë send i dyshimtë.
Policia deklaroi se informacioni për bombën e vendosur erdhi nga llogaria e rreme të postës elektronike në emrin e një deputeti të Frontit Demokratik pro-rus, ndërkohë që kanë nisur hetimet për gjetjen e përgjegjësve të vërtetë. (A2 Televizion)