All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Samiti i BE, firmoset marrëveshja me Ballkanin Perëndimor për “roaming”

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 19:48 | Ballkani
Samiti i BE, firmoset marrëveshja me Ballkanin Perëndimor për
All - Paragraf - 1

Nga tetori i vitit të ardhshëm, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të mund të komunikojnë më lirë nëpërmjet kompanive telefonike edhe në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas deklaratës së përbashkët, që A2CNN e ka lexuar, liderët e kontinentit të vjetër janë dakordësuar për të lehtësuar tarifat nga viti i ardhshëm, me perspektivën që në një të ardhme të afërt të shkojnë drejt “roaming free”. Kjo marrëveshje do të firmoset para nisjes së seancës plenare të samitit.

All - Paragraf - 3

Gjithashtu, në deklaratën përfundimtarë pritet që të vendoset edhe për një integrim në BE gradual të rajonit, si dhe do t’i kërkohet drejtuesve të Ballkanit Perëndimor që të njehsojnë politikën e tyre të jashtme me BE.

Dialogu Kosovë-Serbi, lufta në Ukrainë, kriza e energjisë do të jenë në konkluzionet përfundimtare në Tiranë. Gjithashtu pritet të njoftohet edhe takimi i dytë e Komuniteti Politik Europian që parashikohet të mbahet në Moldavi gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos