Alarm për terrorizëm në Romë: “Nesër do të shkoj në Parajsë!”

Nga A2 CNN
20 Korrik 2019, 12:53 | Bota
Alarm për terrorizëm në Romë: “Nesër do të

Alarmi për terrorizëm u rikthye sërish në Romë, pasi policia u vu në ndjekje të një 27-vjeçari nga Siria.

Në një përgjim telefonik, i riu thoshte: “Nesër në Romë në shkoj në Parajsë”.  Kjo fjali vuri menjëherë në lëvizje autoritetet italiane, të cilët u vunë në kërkim të siriane, i cili mbante dy identitete, si dhe u sigurua edhe fotografia e tij.

Por pas hetimeve të kryera në fshehtësi të plotë, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se siriani është larguar nga Italia.

Fotografia e tij ishte kapur në Pariser Platz, në Berlin. Në të njëjtin vend ku në vitin 2016 Anis Amri, një 25 vjeçar tunizian, u fut në me kamion në tregun e krishtlindjeve duke i marrë jetën 12 personave, ndërsa la të plagosur edhe 56 të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos