Presidenti i Meksikës për burgun e El Chapo-s: Në ato kushte çnjerëzore, nuk ja vlen të jetosh

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 14:25 | Bota

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha të enjten se kushtet e burgut ku do të dërgohert Joaquin “El Chapo” Guzman janë “çnjerëzore”. Bosi i drogës u dërgua me avion në burgun ADX Florence në Kolorado vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës për dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Lopez Obrador tha në një konferencë për shtyp se “në ato kushte dhe me dënimin e marrë, nuk ia vlen më të jetosh”. Megjithatë, ai kritikoi dhunën për të cilën El Chapo ka qenë përgjegjës përgjatë “karrierës” së tij si trafikant i lëndëve narkotike. “Në mendjen time janë edhe shumë viktima, është diçka tepër e dhimbshme”, tha Obrador.

https://a2news.com/2019/01/16/korruptoi-ish-presidentin-el-chapo-bleu-lirine/

Presidenti meksikan ka krijuar së fundmi një forcë speciale policore me kompetenca ushtarake për t’ju kundërvënë dhunës që është përshkallëzuar për shkak të luftërave të karteleve të ndryshme për territor. Vitin e kaluar, për shkak të kësaj situate, 33 mijë vetë humbën jetën në vend, shifra që vazhdojnë të rriten, duke parë statistikat e gjashtë muajve të parë të vitit 2019, që përkojnë edhe me gjashtë muajt e parë të mandatit të Obrador.

I pyetur nëse priste që të kishte më tepër dhunë pas dënimit të El Chapo-s, Presidenti u përgjigj: “Jo, përkundrazi. Mendojmë se numri i incidenteve kriminale do të bjerë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/07/18/terroriste-agjente-te-dyfishte-e-vrases-seriale-shoket-e-burgut-te-el-chapo-s/
https://a2news.com/2019/07/18/ferri-i-teknologjise-se-larte-burgu-ku-el-chapo-do-te-mbylle-ditet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos