Alarmi fals për bombë në gjykatë, identifikohet telefonuesi

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2022, 13:43 | Kronikë
Alarmi fals për bombë në gjykatë, identifikohet telefonuesi

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar dhe proceduar penalisht shtetasin që telefonoi për të njoftuar vendosjen e një sasie lënde eksplozive te Gjykata e Apelit, pa specifikuar konkretisht në godinën e cilës gjykatë apeli.

Në asnjë nga ambientet përreth godinave nuk u gjet lëndë eksplozive, ndërsa 47-vjeçari me inicialet J.K., sipas policisë, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.

Policia njofton se po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që dyshohet se kanë nxitur shtetasin J. K. të kryejë telefonatë të rremë në sallën operative, duke përhapur panik dhe duke vënë në alarm shërbimet policore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/08/alarm-per-bombe-ne-nje-gjykate-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos