Rrahu një shtetas, përjashtohet nga policia shefi i komisariatit të Pukës

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2022, 21:29 | Kronikë
Rrahu një shtetas, përjashtohet nga policia shefi i komisariatit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur të shkarkojë nga detyra dhe të përjashtojë menjëherë nga radhët e policisë, shefin e komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri.

Largimi i Lazit nga detyrë është bërë me motivacionin e shkeljes së kodit të etikës dhe komunikimit, si dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetasi të ndaluar.

Në njoftimin e ndarë për mediat, shkruhet se Lazri ka tejkaluar kompetencat, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën për shtyp të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos