
SPAK dhe Guardia Civil e Spanjës kanë zhvilluar një aksion në Vlorë, në kuadër të të cilit kanë shoqëruar në komisariat dhjetëra persona për t’u marrë në pyetje.
Janë kontrolluar dy “call center” të dyshuara se ushtronin aktivitet mbi bazë mashtrimi të qytetarëve.
Po ashtu, është urdhëruar sekuestrimi i pajisjeve të punës në njërën prej tyre. (A2 Televizion)