Alarmi i ekspertëve, rekord i ri i gazrave me efekt serrë në atmosferë

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2019, 13:25 | Bota
Alarmi i ekspertëve, rekord i ri i gazrave me efekt serrë në

Niveli i përqendrimit të gazrave me efekt serrë në atmosferë preku një rekord të ri në vitin 2018-të. Alarmi vjen nga Organizata Botërore e Meteorologjisë, e cila nuk vërejti asnjë shenjë për ulje të përqendrimit, pavarësisht angazhimeve të firmëtarëve të marrëveshjes klimatike të Parisit.

Raporti nuk merr në konsideratë sasinë e emetimeve të lëshuara por vetëm ato që kanë mbetur në atmosferë. Ekspertët llogarisin se do të duhet një reduktim drastik i emetimeve deri në vitin 2030, që të frenohet rritja e temperaturave globale në 1,5%. Nëse kjo nuk ndodh qindra miliona njerëz do të preken nga më shumë valë të nxehti, thatësirë, përmbytje e varfëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos