
Koreja e Veriut iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj të qëndrojnë në shtëpi për shkak të një “reje të verdhë” misterioze që po i drejtohet vendit dhe që mund të përhapë koronavirusit.
Regjimi i Kim Jong Un deri tani nuk ka deklaruar asnjë rast me koronavirus, por shprehet se kujdesi nuk është asnjëherë i tepërt, duke parë dhe situatën që po kalon bota.
Sipas gazetës shtetërore “Rodong Sinmun” e ashtuquajtura “stuhia e verdhë” përmban “ingredientë të rrezikshëm që ndikojnë direkt në sistemin respirator të njeriut”.
“Në lidhje me situatën aktuale ku infektimet me koronavirusin e ri vijojnë të përhapen anembanë botës dhe të dhënat se këto viruse mund të përhapen përmes ajrit, nevoja për t’u përballur me këtë fenomen të “pluhurit të verdhë” është bërë shumë e nevojshme”, shkruhet në gazetë.
Më tej, thuhet se njerëzit duhet të mbajnë maskë kur të dalin jashtë dhe të mbajnë dyert dhe dritaret të mbyllura për të penguar pluhurin misterioz. (A2 Televizion)