Lufta në Nagorno-Karabak, Putin: Mbi 4 mijë viktima në tri javë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2020, 10:48 | Bota

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se mbi 4 mijë persona kanë humbur jetën në pak më shumë se tri javë luftë midis Azejrbaxhanit dhe Armenisë, për rajonin e Nagorno-Karabakut.

"Sipas të dhënave tona, numri i viktimave është pothuajse 2,000 në secilën anë, kjo do të thotë që gjithsej po i afrohet 5 mijë viktimave”, tha presidenti rus.

Pas një konflikti të ashpër në vitet ’90, që shkaktoi rreth 30 mijë viktima, Armenia dhe Azerbajxhani po përballen sërish për rajonin e Nagorno-Karabakut, formalisht pjesë e Azerbajxhanit, por me një popullsi armene që kontrollon de facto territorin.

Më herët, të dyja vendet nënshkruan një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, por si Armenia, ashtu dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të paktit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/19/shba-tenton-paqen-midis-armenise-dhe-azerbajxhanit-takim-te-premten-ne-uashington/

A2 CNN Livestream

Latest Videos