"Albania Open 2022", prej 3 ditësh 89 parashutistë garojnë në Vlorë

Nga A2 CNN
8 Maj 2022, 19:57 | Sporte të tjera

Në Vlorë prej 3 ditësh po zhvillohet edicioni i 23-të i “Albania Open”, në të cilin marrin pjesë 14 shtete nga e gjithë bota.

Në total kanë fluturuar 89 parashutistë, shqiptarë, nga vendet e rajonit, fqinjët e afërt, por deri edhe nga Kolumbia e largët. Mes tyre ka edhe kampionë bote, që i bashkon liria dhe emocioni që ju përcjell ky sport.

 “Është një organizim perfekt dhe gara më e mirë është këtu në Vlorë, prandaj më pëlqen”, thotë për A2 njeri prej tyre.  

Alket Islami, organizator i eventit

“Ndikoi pesha ime, nuk kishte as erë dhe po vija shumë shpejt nga një lartësi e madhe dhe plot me energji. Gjunjët e mi janë plakur dhe nuk kisha forcën e mjaftueshme që ta mbaja veten, prandaj rashë. Sot është një ditë më e mirë. Dje nuk ishin kushtet e mira”, thotë një nga garuesit që patën vështirësi gjatë garës.

 “Gjithçka po shkon me sukses, koha duket e mirë dhe gara për vendin e parë është shumë e fortë”, pohon Alket Islami, organizator i eventit.

“Albania Open 2022”, gara ndërkombëtare e aeronautikës, po zhvillohet në Vlorë, aty ku edhe fituesit marrin çmimet. Aeronautika Shqiptare është krijuar në vitin 1994 dhe që nga ajo kohë ka qenë promotori dhe organizatori kryesor i aktiviteteve të sporteve të ajrit në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos