
Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të nisen nga vendi i parë dhe i dytë në garën e nesërme, që do të zhvillohet në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pilotët e Ferrarit u treguan më të shpejtë sesa kundërshtarët e tyre të Red Bull, që regjistruan kohën e tretë (Max Verstappen) dhe të katërt (Sergio Perez) më të mirë të provave zyrtare.
Bottas, Hamilton, Gasly, Norris, Tsunoda dhe Stroll plotësojnë dhjetëshen e parë të kualifikueseve.
Çmimi i Madh i Majemit do të zhvillohet të dielën dhe do të nisë në orën 21:30 me orën shqiptare. (A2 Televizion)