
Flamurtari fiton aktin e parë gjysëmfinal në basketboll për femra, duke mposhtur në Vlorë ekipin e Studentit në shifrat 76-52.
Ndeshja nuk ka pasur shumë histori, ndërsa ekipi vlonjat e ka zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë kur e ka mbyllur në shifrat 55-22.
Në 10 minutat e para, Flamurtari ka shënuar 22 pikë kundrejt 15 të Studentit. Diferencën e ka bërë Flamurtari në 10 minutat e dyta kur ka shënuar plot 33 pikë dhe vetëm 7 nga Studenti dhe mbyllur pjesën e parë në rezultatin 55-22.
Pas pushimit për ekipin vlonjat ka pasur mundësi aktivizimi për vajzat e reja, ndërsa ka administruar me shumë qetësi ndeshjen duke parë edhe diferencën. Në fund, shifrat regjistrojnë 76-52, teksa ndeshja e dytë luhet të dielën në kryeqytet. (A2 Televizion)