Albin Kurti nuk heq dorë për targat dhe dokumentet serbe

Nga A2 CNN
24 Gusht 2022, 13:14 | Kosova
Albin Kurti nuk heq dorë për targat dhe dokumentet serbe

Ndërsa 1 shtatori po afron, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përsëriti qëndrimin se nuk do të tërhiqet nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe të identifikimit.

“Autoritetet e Kosovës nuk do të pranojnë rikthimin në qarkullim të targave KS për automjetet brenda territorit të Kosovës, si dhe do të zbatojnë masa reciproke për qytetarët e Serbisë sa i përket dokumentit për hyrje/dalje”, tha Kurti.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti tha se Serbia nuk u tregua konstruktive në Bruksel dhe se propozimet për zgjidhjen e krizës në veri u bënë nga BE-ja.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe. Katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd", përfundoi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos