Marrëveshje para 1 shtatorit? Qytetarët në Kosovë: Vuçiç po mundohet të fitojë kohë

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 16:40 | Kosova
Marrëveshje para 1 shtatorit? Qytetarët në Kosovë:

Për qytetarët në Kosovë, mosdakordësimi dhe mosarritja e një marrëveshje mes kryeministrit Kurti e presidentit serb në Bruksel ishte e pritshme.

Ata kërkojnë nga ndërkombëtarët, presion të shtuar ndaj Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se Serbia tashmë e ka humbur Kosovën dhe kjo nuk mund të zhbëhet.

E teksa vëmendja është përqendruar tek fjalimi i Vuçiç, njoftuar për të dielën mbrëma, qytetarët thonë se ky është plani i Beogradit, që të fitojë kohë e të shtyjë marrëveshjen me Kosovën. 

Edhe pse një marrëveshje këtë javë në Bruksel nuk u arrit, përfaqësuesi i BE, Josep Borrell, tha se palët janë zotuar për vazhdim të bisedimeve, e ndoshta mund të rikthehen në tryezën e dialogut para 1 shtatorit.

Por deri atëherë, qytetarët shqiptarë e serbë, kryesisht në veri të Mitrovicës, i tremben një përshkallëzimi të tensioneve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos