Albin Kurti pozicionohet për zgjedhjet amerikane, fton shqiptarët të votojnë Biden

Nga A2 CNN
16 Tetor 2020, 19:05 | Kosova
Albin Kurti pozicionohet për zgjedhjet amerikane, fton shqiptarët

Ish kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur anë në zgjedhje presidenciale të 3 nëntorit që doi të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në garë do të jenë presidenti aktual Donald Trump dhe demokrati Joe Biden.

Kreu i Vetëvendosje ka dalë kundër Trump dhe për këtë arsye iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve me të drejtë vote në Amerikë që të votojnë për kandidatin Joe Biden.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti e arsyeton këtë gjë duke thënë se Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve.

“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishtë ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, shprehet Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos