
Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi këtë të enjte. Në 24 orët e fundit, janë testuar 649 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 77.
Numri total i rasteve pozitive është 16502, ndërsa numri total i vdekjeve mbetet në 650.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 59 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 14519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1333. (A2 Televizion)