Aleanca për Teatrin: Nesër në 16:30 protestë përballë Ministrisë së Brendshme

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 18:47 | Aktualitet
Aleanca për Teatrin: Nesër në 16:30 protestë

Aleanca për Teatrin ka lajmëruar se nesër në orën 16:30 do të organizohet një protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Me sa duket forcat që kundërshtojnë vendimin e Bashkisë së Tiranës që në orët e para të së dielës kanë  vendosur të shembin godinën e Teatrit Kombëtar dhe atë Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Sipas regjisorit Robert Budina, i intervistuar nga A2, 'ftohen të gjithë pjesëmarrësit të protestojnë nesër para Ministrisë së Brendshme kundër një akti terrorist ndaj aktorëve”.

Sipas tij, te gjitha marrëdhëniet me shtetin janë ndërprerë, sepse në këmbim të dialogut morëm gjuhën e dhunës. Nuk ka më rrugë për dialog”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos