Aleanca për Teatrin zbarkon në Pogradec, Budina: T’i japim fund tranzicionit

Nga A2 CNN
1 Qershor 2020, 17:09 | Aktualitet
Aleanca për Teatrin zbarkon në Pogradec, Budina: T’i japim fund

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kombëtar vijon turin e saj nëpër Shqipëri në kuadër të mbledhjes së firmave në peticionin për ndërtimin e teatrit të ri në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte. Ndalesa e radhës ishte në qytetin liqenor të Pogradecit

Dhjetëra qytetarë pogradecarë iu bashkuan përfaqësuesve të AMT, Edmond dhe Robert Budina, Mehdi Malkaj, Adriana Tolka, Juli Emiri dhe nënshkruan peticionin përpara Pallatit të Kulturës. Mes nënshkruesve ishte dhe ish kryebashkiaku i qytetit Eduard Kapri.

Regjisori Robert Budina tha përpara të pranishmëve se shembja e teatrit nuk ishte thjesht çështje e aktorëve, por e gjithë Shqipërisë. Sipas tij, me shembjen e Teatrit u rrëzua dhe sistemi i drejtësisë i cili prej dy vitesh nuk reagoi për ligjin special antikushtetues, që sipas tij u bë për të vjedhur pronën publike.

“Qeveria donta ta shembte me ligje antikushtetuese. Teatri nuk ishte thjesht i joni, por hall i gjithë Shqipërisë. Aprovuan një ligj kundër Kushtetutës që të vidhnin pronën publike dhe të ndërtonin kullat e drogës. Me shembjen e teatrit ra dhe sistemi i drejtësisë. Kemi dy vjet që kemi denoncuar ligjin special dhe nuk ndodhi asgjë. Kemi dalë për t’i thënë këtij pushteti që kultura nuk është vetëm e artistëve. Kemi ardhur t’iu sensibilizojmë për të t’i dhënë fund këtij tranzicioni të gjatë. Nuk do të ketë më asnjë pushtet që mund të shkelë mbi artistët”, tha Budina. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos