Aleanca sot në Kukës, shpall pikat e lëvizjes

Nga A2 CNN
25 Maj 2020, 13:54 | Aktualitet
Aleanca sot në Kukës, shpall pikat e lëvizjes

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojë në Kukës takimet dhe firmosjen e peticionit për rindërtimin e teatrit ''ku ishte dhe siç ishte''.

Por, ajo që bie në sy ndër qëndrimet e saj të fundit është thirrja për bashkim të të gjithë atyre që mbështesin rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, ndryshimin e sistemit zgjedhor, shfuqizimin e ndryshimeve kushtetuese pas 1998-s dhe hartimin e një Kushtetute të re, mbështetur në parimet e demokracisë direkte.

Europa Nostra nxit në këtë drejtim, teksa shprehet: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri, të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë, dhe fillimin e një alternative më të qëndrueshme”.

Ndërkohë, në faqen e saj zyrtare, “Aleanca për mbrojtjen e teatrit” vijon shfaqjen e fotove të asaj që u zhduk nën gërmadha mëngjesin e 17 majit.

“Reliket e teatrit, pajisjet e ndriçimit apo fonisë së shekullit të kaluar, kanë mahnitur skenaristë dhe regjisorë, artistë e shkrimtarë të huaj, duke e cilësuar një pasuri ndërkombëtare, pjesë muzeale me vlerë të pamatshme. E gjitha e shkërmoqur ose e çuar për skrap”, thuhet në një prej postimeve të Aleancës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos