
“Europa Nostra” i ka dërguar një letër ditën e sotme "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit", ku ndër të tjera thuhet: “Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë”.
Pas publikimit të kësaj letre ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili thekson se ndan të njëjtin qëndrim me "Europa Nostra"-n.
“Përshëndes qëndrimin e "Europa Nostra" në letrën drejtuar sot "Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit", një javë pas shembjes brutale të Teatrit Kombëtar që përkon edhe me festën e Fitër Bajramit. Ndaj të njëjtin qëndrim, që siç me të drejtë thekson "Europa Nostra": "Le të jetë kjo ngjarje e mjerueshme ajo që do të shënojë fillimin e një zgjimi të vërtetë të shoqërisë civile në Shqipëri të udhëhequr nga artistë dhe intelektualë", shkruan presidenti. (A2 Televizion)