Alexei Navalny arrestohet menjëherë sapo zbret në aeroportin e Moskës

Nga A2 CNN
17 Janar 2021, 19:55 | Bota

Kundërshtari më i madh i Valdimir Putin, lideri i opozitës, Alexei Navalny, është ndaluar menjëherë nga policia sapo ai zbriti në aeroportin Sheremetyevo të Moskës.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i Navalny-t dhe dëshmitarë për Reuters.

Ky ishte kthimi i parë në Rusi për Navalny-n që pas helmimit të tij verën e kaluar. Avionin me të cilin ai po fluturonte ndryshoi aeroport në momentet e fundit, në një përpjekje të dukshme të autoriteteve për të shmangur gazetarët dhe mbështetësit e shumtë që ishin në aeroport, shkruan Reuters.

https://a2news.com/2021/01/18/be-dhe-shba-kerkojne-lirimin-e-kritikut-alexei-navalny/
https://a2news.com/2020/12/17/putin-shokues-navalny-po-te-donin-sherbimet-sekrete-do-ta-kishin-vrare/

Kundërshtari i Putin u ndalua nga policia sapo ai u tregoi pasaportën. Ende nuk është e qartë se pse ai është ndaluar nga policia.

“E di që kam të drejtë. Nuk kam frikë nga asgjë”, u tha Navalny mbështetësve të tij dhe medias në aeroportin Sheremetyevo të Moskës, vetëm disa minuta para ndalimit të tij. Ai shtoi se të gjitha çështjet penale kundër tij ishin “sajuar”.

Më herët gjatë së dielës. Barriera metalike u vendosën në aeroportin Vnukovo të Moskës, ku ishte planifikuar fillimisht të ulej avioni, ndërsa u raportua se disa aktivistë, si dhe aleati kryesor i Navalny-t, Lyubov Sobol, u arrestuan.

Megjithatë, 44-vjeçari ishte paralajmëruar nga autoritetet se mund të burgoset pasi nuk u paraqit në shërbimin e provës në afatin e caktuar në muajin dhjetor. Opozitari është dënuar nga drejtësia për përvetësim fondesh, por Navalni pretendon se gjykimi ishte politik. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/29/rusia-ultimatum-navalny-t-kthehu-menjehere-nga-gjermania-ose-do-te-burgosesh/
https://a2news.com/2020/12/25/navalny-denoncon-policine-ruse-ka-arrestuar-bashkepunetoren-time/
https://a2news.com/2020/12/22/konfirmuan-helmimin-e-navalnit-rusia-vendos-sanksione-ndaj-disa-shteteve-europiane/
https://a2news.com/2020/12/21/zbulohet-si-u-helmua-navalny/

A2 CNN Livestream

Latest Videos