Alexei Navalny shtrohet në spital me vështirësi në frymëmarrje

Nga A2 CNN
5 Prill 2021, 22:19 | Bota
Alexei Navalny shtrohet në spital me vështirësi në

Kundërshtari i Kremlinit, Alexei Navalny raportohet se është transferuar në spitalin e burgut ku ai po mbahet në Rusi, pasi kishte vështirësi në frymëmarrje, temperaturë të lartë, ethe dhe kollë të vazhdueshme.

Autoritetet dyshojnë se mund të jetë tuberkulozi, i cili ka prekur të paktën 15 të burgosur të tjerë në objekt.

Gazeta ruse “Izvestia” shkruan se Navalny gjithashtu iu nënshtrua një tamponi për të kontrolluar një infeksion të mundshëm nga Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos