
Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka vendosur të dorëzojë në Kuvend mandatin e fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Sipas burimeve, Rushaj ka dhënë dorëheqjen për shkak te angazhimeve personale. Rushaj pritet ta zyrtarizojë dorëheqjen nga mandati të martën më 8 nëntor.
Pas ndarjes së Partisë Demokratike në dy kampe ai dha dorëheqjen edhe nga posti i kreut të grupit parlamentar, ndërkohë që mandatin e tij pritet ta marrë Petrit Doda. (A2 Televizion)