Berisha: Mbështesim Sindikatën e Universiteteve të vendit

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2022, 12:27 | Politikë
Berisha: Mbështesim Sindikatën e Universiteteve të vendit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat garantoi Sindikatën e Punonjësve të Universiteteve “se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së”.

“Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën”, tha Berisha.

“E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do të ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marrë gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/07/pati-presion-te-jashtezakonshem-pedagoget-bojkoti-pezullohet-perkohesisht/

A2 CNN Livestream

Latest Videos