Video dhe foto të jashtëzakonshme tregojnë spektaklin e algave bioluminishente qe ndriçojnë detin në brigjet australiane.
26-vjeçarja Jordan Robin fiksoi përgjithmonë fenomenin e veçantë natyror në plantacionin Poing në Jarvis Bay. Fenomeni i rrallë, që ndodh një ose dy herë në vit, shkaktohet nga organizma mikroskopikë të quajtur “grimca deti” që ndriçojnë sa herë që trazohen.
Në video, fotografja fituese e disa çmimeve mund të shihet që lëviz dorën në ujë duke ndezur algat, që ofrojnë një dritë ngjyrë blu të hapur. Çdo algë është vetëm gjysmë milimetri e gjatë në diametër dhe ka disa tentakula që e ndihmojnë të ushqehet me plankton. (A2 Televizion)