Alibeaj 3 orë mbledhje me grupimin: Kandidat i përbashkët, por pala tjetër nuk pranon

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 21:55 | Politikë
Alibeaj 3 orë mbledhje me grupimin: Kandidat i përbashkët, por

Pas 3 orësh diskutime kryesia e grupimit Alibeaj ka vendosur që të premten të mblidhen sërish së bashku me kolegjin e kryetarëve për organizimin e zgjedhjeve vendore në orën 15:00.

“Kryesia e PD mbajti qëndrim unanim në mbështetje të qëndrimeve të grupeve parlamentare të asaj kohe, të shtrirjeve të dorës të Bardhit si pikë kontakti me Palokën. Kryesia e mbështeti por tashmë do ecim me riorganizimin. Të premten do të kemi një mbledhje tjetër me kolegjin e kryetarëve në funksion të organizimit dhe ecjes para për zgjedhjet lokale”.

Sipas Alibeajt, kryesia ende mendon se duhet dalë me kandidat të përbashkët, por problemi qëndron tek pala tjetër që nuk pranon.

“Kam qenë i pari ndoshta që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Dhe qëndrimi ynë ndoshta e mori frymëzimin nga sjellja e përfaqësuesve në Mirditë. Ne jemi dhe kemi qenë për një kandidat, ne jemi për 1 kandidat fitues, të demokratëve, të bazës dhe nëse shkojmë në zgjedhjet lokale, do të duhet të shkojmë për të fituar. Unë them se kemi mbajtur qëndrim të thjeshtë, duke u bazuar që të mos ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars. 1 kandidat dhe kjo është shumë e rëndësishme, 1 kandidat fitues që të jetë shëmbëlltyre e të gjithë publikut, edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Për këtë arsye besoj jeni në dijeni të asaj çka ishte oferta, Bardhi e bëri publike, për të identifikuar siluetën e kandidatit të vetëm fitues, 50% nga primaret, 50% nga sondazhet me një këshill politik me unanimitet. Besoj është mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do të ishte për të asimiluar njërin grup nën pretendimin se janë shumicë, nuk çon te kandidati, por ideja fikse, hajde ti më njih mua. Kjo nuk shkon. Ne duhet t’i shërbejmë demokratëve, t’i japim komoditetin që të përballen me të keqen më të madhe”.

Alibeaj theksoi se “nuk fitohet me matematikë, por me moral”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos