“Motorët e PS, jo për fushatën”, Denaj:  Copëtimi i kundërshtarit nuk është i mirë për shqiptarët

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 20:50 | Politikë
“Motorët e PS, jo për fushatën”, Denaj:

“Motorët e PS nuk janë fikur asnjëherë, por nuk janë ndezur për fushatën e majit të ardhshëm se strukturat e partisë janë në organizime”. Kështu u shpreh në studion e Debatit në A2 CNN sekretarja për burimet njerëzore në PS, Anila Denaj, sipas të cilës socialistët po përgatisin strukturat në çdo njësi. Ish-ministrja theksoi se premtimet e kryeministri Rama do të bëhen realitet që nga janari i vitit të ardhshme dhe jo për qëllime elektorale.

“Ne nuk kemi qenë asnjëherë larg terrenit dhe komunikimi intensiv në një moment të vështirë të sjellë nga kriza e tretë që përballet vendi ynë, kërkon komunikim që bën bashkë të gjithë aktorët për zgjidhjet e mundshme. Motorët e PS nuk janë fikur asnjëherë, por nuk janë ndezur për fushatën e majit të ardhshëm se strukturat e partisë janë në organizime. Po përgatisim strukturat për çdo njësi që kemi në njësitë bashkiake dhe ende nuk i kemi përmbyllur. Jemi duke zgjedhur disa sekretarë nga organizativ te digjitali që nuk janë finalizuar dhe deri sa të fillojë fushata duhet të përfundojnë. Asnjë deputet nuk ka munguar të jetë në zonë por edhe për qeverinë”.

Por edhe pse përballë kundërshtarëve politikë, PS është komode, Denaj thekson se përgjegjësia dhe sfidat janë mes vetes. 

“Asnjë kryeministër i suksesshëm nuk mund të rrijë në zyrë. Nuk ka mundësi të njohësh realitetin e letrave. Copëtimi i kundërshtarit nuk është e mirë për shqiptarët. Mungesën e komfortit e kemi me veten se pushtet në disa vite është përgjegjësi e shtuar se të gjitha kërkesat dhe ankesat bien mbi një forcë politike nuk është aq komode. Përgjegjësia është shumë e lartë. Premtimet e kryeministrit nuk janë elektorale, por do të fillojnë në 1 janar dhe do t’i bëjë realitet si në infrastrukturë dhe lehtësitë fiskale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos