Ligj i veçantë në Britani për të kthyer shqiptarët, reagon Rama: Luftoni bandat e çdo lloj kombësie, ndaloni diskriminimin

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 14:47 | Politikë
Ligj i veçantë në Britani për të kthyer

Pas publikimit të lajmit që qeveria britanike po harton një ligj për të rikthyer menjëherë mbrapsht emigrantët e paligjshëm shqiptarë që shkojnë në ishull, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Sipas këtij plani, emigrantët shqiptarë do të kthehen brenda disa ditësh pas në vendin e tyre që të mos kenë kohë që të kërkojnë azil, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe emigrantët nga ky vend nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit, vetëm në raste shumë të veçanta.

Por Rama tha se “shënjestirmi i shqiptarëve (siç disa bënë turpërisht kur luftonin për Brexit) si shkakun e krimit në Britani dhe problemet në kufi, është retorikë e lehtë, por injoron një fakt me peshë të rëndë. Të përsëritësh të njëjtat gjëra dhe të presësh të njëjtin rezultat është çmenduri. Cit. Ajnshtajni”.

https://youtu.be/ji6a4sUqiE8

“70% e 140 mijë shqiptarëve që janë transferuar në Mbretërinë e Bashkuar jetonin në Itali dhe Greqi. 1200 prej tyre janë biznesmenë. Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar punojnë fort dhe paguajnë taksat. Mbretëria e Bashkuar duhet të luftojë bandat kriminale të çdo lloj kombësie dhe të ndalojë diskriminimin e shqiptarëve si justifikim për politikat e dështuara”, shtoi kryeministri përmes një serie postimesh në Twitter, në gjuhën angleze.

https://a2news.com/2022/11/02/plani-i-ri-britanik-per-emigrantet-e-paligjshem-shqiptare-kthim-brenda-disa-ditesh/
https://a2news.com/2022/10/13/rrefim-nga-brenda-shtepive-te-barit/

“Shqipëria është një shtet i NATO-s dhe po negocion për t’u anëtarësuar në BE. Është gjithashtu një vend i sigurt origjine. Kur Gjermania kishte problem të ngjashëm shtrëngoi sistemet e veta. Mbretëria e Bashkuar mund dhe duhet të bëjë të njëjtën gjë, jo të përgjigjet me retorikë krimi që përfundon me ndëshkimin e të pafajshmëve. Shqipëria nuk është një vend i pasur dhe për një kohë shumë të gjatë ka qenë viktimë e perandorive, nuk kemi pasur kurrë tonën. Kemi për detyrë që të luftojmë krimin në vendin tonë dhe po e bëjmë me vendosmëri, gjithashtu duke bashkëpunuar me të tjerët. Gati për të bashkëpunuar më ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar, por faktet janë vendimtare. Po kështu edhe respekti reciprok”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/17/rama-mos-paguani-30-mije-paund-kriminelet-per-ne-britani-por-investoni-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos