Alibeaj: E papajtueshme që demokratët t'i çosh në një parti tjetër

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 20:13 | Politikë
Alibeaj: E papajtueshme që demokratët t'i çosh në

Enkelejd Alibeaj zhvilloi pasditen e së hënës një mbledhje me Kryesinë e Partisë Demokratike. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes, Alibeaj deklaroi se është e papajtueshme që grupi i Berishës ka futur kandidatët e PD-së nën logon e një partie tjetër.

“PD ka vetëm një kandidat, nuk mund të ketë dy. Kandidatët e tjerë mund të jenë nën logon e partive të tjera, në PS ose në PL. Së dyti, të marrësh demokratë dhe t’i çosh në një parti tjetër që nuk ka ngjyrën apo logon e demokratëve, unë besoj që është e papajtueshme me anëtarësinë e PD-së”, tha Alibeaj.

“Ne kemi bërë maksimumin, përtej çdo durimi, për të bërë të mundur të kemi një kandidat për demokratët”, shtoi Alibeaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/20/fokusi-te-14-maji-alibeaj-mbledh-ne-seline-e-re-kryesine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos