All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Alibeaj: Gati platforma për bashkimin e demokratëve, mbështetet nga 30 deputetë

Nga A2 CNN
15 Prill 2022, 20:16 | Politikë
Alibeaj: Gati platforma për bashkimin e demokratëve, mbështetet
All - Paragraf - 1

Enkelejd Alibeaj ka paralajmëruar një konferencë për shtyp mëngjesin e së shtunës, ku pritet të prezantojë një platformë e cila synon bashkimin e demokratëve.

Sipas Alibeaj, kjo platformë ka mbështetjen e 30 deputetëve të grupit parlamentar dhe në të mund të bëjë propozime çdokush nga kolegët.

All - Paragraf - 3

“Pas një jave diskutimesh mes kolegeve të grupit parlamentar, diskutimeve në mbledhjen e fundit të grupit, si dhe vendimmarrjes që secili koleg të bëjë propozime me shkrim, është konkluduar në një qëndrim që përbën një platformë parimesh për bashkimin e demokratëve, e propozuar deri më tani nga shumica dërrmuese e deputetëve të Grupit Parlamentar. Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30. Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar”, shkruan Alibeaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos