
Presidenti i Republikës, Ilir Meta dënoi sulmin me armë ndaj autoriteteve policore në veri të Kosovës, në zonën e Zubin Potokut.
Meta kërkoi nga institucionet e Kosovës që të venë sa më shpejt përpara drejtësisë autorët e këtyre akteve të cilat ai i cilësoi si burracake.
“Dënoj me ashpërsi sulmin e dhunshëm dhe me armë ndaj autoriteteve policore të Kosovës, në Zubin Potok.
Kam besim të plotë se institucionet ligjzbatuese të Republikës së Kosovës do t'i zbardhin shumë shpejt këto akte burracake dhe do të vënë para drejtësisë autorët.
Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Meta. (A2 Televizion)